Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

SHBA “ngrin” sulmet/ Presidenti i SHBA ndalon përkohësisht operacionin ndaj Iranit

schedule15:36 - 26 Korrik, 2026

schedule 15:36 - 26 Korrik, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pezulloje për momentin, planet për një përshkallëzim të operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit. Sipas zyrtarëve të administratës amerikane, një nga arsyet kryesore është frika se një luftë më intensive mund të shterojë rezervat e raketave mbrojtëse Patriot dhe municioneve të tjera të mbrojtjes ajrore që Pentagoni ka dislokuar në Lindjen e Mesme.

Presidenti Trump dhe këshilltarët e tij janë gjithashtu të shqetësuar se një konflikt më i gjerë mund të destabilizojë rajonin, të dëmtojë marrëdhëniet me aleatët arabë të Gjirit, të rrisë çmimet globale të energjisë dhe të shkaktojë një valë të re refugjatësh.

Vendimi u mor pas një takimi të zhvilluar mes presidentit amerikan dhe ekipit të tij të sigurisë kombëtare ku ne qendër të diskutimeve ishin rezervat në rënie të sistemeve Patriot dhe kapacitetet mbrojtëse të forcave amerikane në rajon.



Shqetësimet u shtuan pas sulmit të javës së kaluar në Jordani, ku tre ushtarë amerikanë humbën jetën pasi një raketë balistike depërtoi mbrojtjen ajrore gjatë një sulmi me raketa dhe dronë, për të cilin Uashingtoni fajëson Iranin.

Megjithatë, Shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjenerali Dan Caine, ka vlerësuar se rifillimi i operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë kundër Iranit mbetet një opsion i realizueshëm, nëse situata e kërkon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!