Juventusi ka një ndeshje të rëndësishme nesër, kundër një ekipi si Cagliari që sivjet po bën një kampionat shumë të mirë. Bardhezinjtë synojnë të marrin tre pikë dhe për këtë duhet bërë një ndeshje e mirë. Para kësaj përballje, para mediave ka dalë trajneri Maurizio Sarri, i cili ka folur edhe për emra të veçantë në ekipin e tij.
“Kemi punuar për të eliminuar gabimet e bëra më parë, që të jemi gati kundër Cagliari. Kur pëson gol, shpesh herë përgjegjësia shkon për mbrojtësit. Gjithsesi nuk është kështu gjithmonë. Mendoj se është mbrojtur keq edhe nga mesfushorët. A do luajmë me tredhëmbësh? Të shohim nesër, pasi edhe Ramsey po paraqitet mirë. Është një ndeshje ku duhet shumë kujdes nën linjën e topit”, deklaron Sarri fillimisht.
DE LIGT DHE DYBALA – “Sa i takon De Ligt, ai ka një problem në shpatull dhe në aduktorë. Kemi në gjendje të mirë Demiral dhe e kemi lënë pushim, pasi e kemi për ta bërë diçka të tillë. Nuk ka asnjë problem për Dybala. Ka punuar veçmas grupit, për shkak se ka qenë i lodhur”, shton trajneri i bardhezinjve.
TË DËMTUARIT DHE KULUSEVSKI – “Chiellini vijon me rikuperimin. Është herët të flasim për listën e Champions League. Në mesin e këtij muaji do të bëjmë një vlerësim të gjendjes së tij dhe të Khedira. E përsëris, tani është herët. Diego Costa? Duhet të tregohemi të kujdesshëm, ta kthejmë në formën e duhur fizike pa e lodhur”.
“Dejan Kulusevksi? Ai është një lojtar me perspektivë. Ta kem menjëherë këtu ose jo është diçka që nuk duhet ta gjykoj. Gjëja më e rëndësishme është që klubi është i vëmendshëm ndaj këtyre të rinjve me perspektivë të madhe dhe arrin t’i marrë para të tjerëve”, është shprehur Sarri mes të tjerave në konferencën e zakonshme për shtyp. /abcnews.al