Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur tek rrethrotullimi i TEG-ut.
ABC News mëson se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ndodhej në kamionin e tipit pompë betoni, i cili ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Më herët, edhe shoferi i mjetit humbi jetën në vendngjarje, pasi kamioni u përplas me një automjet, çau barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan.
Viktimat ishin shtetas egjiptian, ndërsa 28 vjeçari i plagosur është Roland Nuri./abcnews.al



