Zlatan Ibrahimovic, edhe pse 38 vjeç, ka sjellë shumë entuziazëm te Milani. Tifozët e pritën krahëhapur rikthimin e sulmuesit dhe presin që ai të jetë një lider te kuqezinjtë, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.
Në lidhje me transferimin e tij ka folur edhe trajner Stefano Pioli: “Ibra është një lojtar i pangopur, me shumë ego, i cili ka karizëm dhe kurrë nuk ndalet për t’u përmirësuar. Ai do të sjellë entuziazëm, eksperiencë dhe shumë dëshirë për të bërë më të mirën.
Pronarët e klubit dhe drejtuesit më kanë bërë një dhuratë të madhe. Tani duhet të jemi të mirë në shfrytëzimin e tij në mënyrën e duhur dhe duke mos e përdorur atë si mburojë, sikurse me të drejtë është shprehur Boban”.
“Për ta harruar humbjen kundër Atalantës, duhet një ndryshim rrënjësor. Askush nuk fiton dot i vetëm një ndeshje. Ibra është Ibra, por ne duhet të mësojmë te jemi Milani, të kemi atë bindjen dhe vendosmërinë që na ka munguar në disa raste”, ka deklaruar Pioli mes të tjerash në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”. /abcnews.al