Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia nën “breshërinë” e dronëve / Sulme masive në një qendër logjistike, 7 të vrarë e 24 të plagosur

schedule14:24 - 18 Korrik, 2026

schedule 14:24 - 18 Korrik, 2026

Një sulm me dronë ukrainas ndaj një qendre logjistike në rajonin Tambov të Rusisë ka shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe 24 të plagosur.

Dronët goditën gjatë natës një qendër logjistike të kompanisë Wildberries në qytetin Kotovsk, ku humbën jetën punonjës të turnit të natës. Kompania bëri të ditur se një tjetër qendër logjistike e saj, në Elektrostal të rajonit të Moskës, u sulmua gjithashtu

Autoritetet njoftuan se zjarri në objektin e Tambovit është vënë nën kontroll, ndërsa zjarrfikësit vijojnë punën për shuarjen e flakëve në zonën e Moskës.



Gjatë natës drejt rajonit të kryeqytetit rus u lëshuan mbi 370 dronë ukrainas. Pjesa me e madhe e tyre u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa 64 prej tyre u rrëzuan përpara se të afroheshin pranë Moskës.

Ukraina ka shtuar sulmet me dronë ndaj objektivave në territorin rus, duke i cilësuar ato si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve të vazhdueshme ruse mbi qytetet ukrainase.

Ndërkohë, përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës duket se kanë ngecur muajt e fundit, ndërsa vëmendja e Washingtonit është përqendruar edhe te zhvillimet e konfliktit me Iranin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!