Ndoshta, jehona ishte më e madhe sesa ajo pas gjysmëfinales së parë. Jo vetëm që një Argjentinë-Angli është një luftë dhe jo vetëm futboll, por edhe sepse Lionel Mesi me shokë na kanë mësuar me tronditje, me ankthin, dhe në fund me triumfin si nga asgjëja.
I gjithë planeti është në këmbët e kampionëve të botës. Nga Argjentina, kremtimet i udhëheq e përditshmja sportive, “Ole”: Argjentina finaliste! Doreza e Zotit! Çmenduri e plotë e seleksionit, ia doli ndaj Anglisë, do të luajë finalen ndaj Spanjës!
Ja edhe e përditshmja “Klarin” nga Buenos Airesi: Mrekulli me futboll, dhe tani për të katërtën! Me një paraqitje të paharrueshme, seleksioni luajti ndeshjen më të mirë, mundi Anglinë! Të dielën Spanja!
“Diario Popular” po nga Argjentina titullon: Me futboll dhe klas le të shkojmë për titullin e katërt botëror! Skaloneta heroike përballë Spanjës!
E përditshmja autoritare “La Nasion” ka këtë titull: Finalistë heroikë! Sërish një përmbysje me zemër, 2-1 ndaj Anglisë! Të dielën për kupën e katërt ndaj Spanjës!
Po nga Argjentina është “Kronika”: Ngritëm flamurin! Triumf epik ndaj Anglisë dhe jemi finalistë! Një tjetër ndeshje për infarkt!
Padyshim që mediat angleze ishin në zi kombëtare.
“Deili Telegraf” shkruan: Gjuetia ende vazhdon për Anglinë! Skuadra e Mesit shënoi dy gola në 7 minuta për finalen ndaj Spanjës!
Ja edhe e përditshmja e njohur “Indipendënt”: Zemra e thyer e Anglisë! “Tre luanët” pësuan dy gola të vonshëm ndaj Argjentinës, duke dalë jashtë kupës së botës!
Ja edhe lavdia e vjetër, “Tajms”: E njëjta histori e lashtë! Anglia mori kryesimin, pastaj loja në mbrojtje dhe zëvendësimet I kushtuan vendin në finale!
Tabloidja “San” bën lojë fjalësh me fjalën “uondërbaul”, që do të thotë “thirrja e mrekullueshme”! Kejn dëshpërohet, ndërsa “armiku I vjetër” flaket jashtë Botërorit!
“Deili Ekspres” po nga Londra ka titullin: Fundi I Botës! Agoni për “tre luanët” dhe përmbysja e Argjentinës do të thotë se pritja e gjatë do të vazhdojë!
Në Spanjë e donin një sfidë të tillë, që përpara sesa të luhej gjysmëfinalja në Atlanta.
“Marka” nga Madridi është euforike në titull: Kjo është finalja më e bukur në botë! Kampionia e Europës kundër kampiones botërore!
“Finalisima”, – është deklamimi I të përditshmes tjetër madrilene, “AS”, – Argjentina gjithmonë e ka një jetë më shumë, ndaj Spanjës në Nju Jork!”
Në Katalonjë gjithashtu janë tepër të emocionuar, dhe “El Mundo Deportivo” shkruan: Finale brutale! Mesi udhëhoqi një tjetër përmbysje të Argjentinës, do të mbrojë kurorën ndaj Spanjës!
Gazeta “Sport” nga Barcelona: Finale kundër Mesit! Një çmenduri! Argjentina luan finalen e Botërorit ndaj Spanjës pasi fitoi një tjetër ndeshje të humbur!
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Nju Jork Post” shkruan për Lautaron: Koka e Zotit! Argjentina thyen sërish zemrat e anglezëve!
Nga Italia është “La Gazeta delo Sport”: Lautaro I Zotit! Argjentina në finale të dielën ndaj Spanjës! Përmbysje e çmendur edhe ndaj Anglisë!
“L’Ekip” e Parisit ka një titull fantastik: Të Pavdekshmit! Sërish kur mbeteshin edhe 5 minuta, Argjentina realizoi një tjetër mrekulli! Do të mbrojë titullin botëror ndaj Spanjës



