Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një qendër për kujdesin e personave në nevojë në Algjer, kryeqytetin e Algjerisë.
Departamenti i mbrojtjes civile të vendit ka njoftuar se 19 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar nga zjarri, të cilin zjarrfikësit po përpiqeshin ta shuanin në orën 06:50 me orën lokale të së enjtes.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi moshën e viktimave apo të të lënduarve.
Gjatë zjarrit, pesë persona me nevoja të veçanta janë marrë nën kujdes dhe janë dërguar në një vend të sigurt, thuhet në deklaratën e departamentit të mbrojtjes civile.



