Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Francë, dhunë pas humbjes/ Humbja me Spanjën, tifozët përplasen me policinë në Paris e Lyon

schedule12:09 - 15 Korrik, 2026

schedule 12:09 - 15 Korrik, 2026

Humbja në gjysmëfinalet e “Botërorit 2026” është shoqëruar me dhunë në disa qytete të Francës.

Më shumë se 160 persona u arrestuan, pas sulmeve me mjete të forta dhe piroteknike ndaj policisë.

Parisi dhe Lioni përjetuan kaosin më të madh pas vërshëllimës së fundit të ndeshjes.



Të paktën 141 arrestime u bënë në kryeqytetin francez deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Një zemërim i ngjashëm shpërtheu në Lyon pasi qindra mbështetës ishin mbledhur për të parë ndeshjen në një zonë tifozësh. Policia duhej të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat ndërsa mbylli stacionin e metrosë për shkak të kaosit.

Drejt policisë u hodhën sende të ndryshme dhe u dogjën kosha plehrash, ndërsa 20 persona u arrestuan.

Ndeshja u zhvillua në “Ditën e Bastijës”, festa kombëtare franceze dhe shumë organizime festive u shtynë që njerëzit të mund ta ndiqnin ndeshjen.

Franca kishte vendosur 70,000 personel shtesë sigurie në të gjithë vendin për shkak të sfidës gjysmëfinale të Botërorit dhe “Ditës së Bastijës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!