Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Urat që mbajnë në këmbë Myzeqenë/ Lidhin fshatrat e zonës, por shumë prej tyre janë të amortizuara

schedule15:31 - 14 Korrik, 2026

schedule 15:31 - 14 Korrik, 2026

Nëse Fieri është quajtur “qyteti i urave” pasi numëron 11 të tilla, e gjithë Myzeqeja është një territor që përshkuhet nga urat.

Të ndërtuara mbi kanale, lumenj dhe kolektorë, pas viteve ‘70, ato frekuentohen ende sot nga banorët e Myzeqesë.

Me gjatësi prej disa metrash deri në 1 km, urat bëjnë lidhjen mes fshatrave duke shkurtuar kohë dhe diatancë për banorët. Me të frekuentuarat, si  “ura e kanalit” në Mujalli, janë demtuar pas heqjes së barrierave anësore nga vete banorët duke e berë të rrezikshëm kalimin mbi të .



Të  ndërtuara për nevojat e ekonomisë socialiste, urat mes fshatrave,  nuk janë pjesë e fondit të veprave rrugore. Si të tilla, janë edhe  jashtë vemendjes së autoriteteve.

Nuk ka një evidencë studimore, por bazuar në faktin se këto ura janë ndërtuar mbi sistemin bonifikues dhe lumenj, numri i tyre shkon mbi 100 vetëm në bashkinë e Fierit.

Pjesa më e madhe prej tyre kanë nevojë për restaurim ndërkohë që banorët i frekuentojnë si rrugë të shkurtra kalimi me automjete ose si këmbësorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!