Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Euro digjitale, BQE avancon projektin/ Zgjedh 36 firma pagesash për programin pilot

schedule14:11 - 14 Korrik, 2026

schedule 14:11 - 14 Korrik, 2026

Banka Qendrore Europiane po avancon me hapat për emetimin e euros digjitale. Së fundmi, institucioni ka zgjedhur 36 ofrues të shërbimeve të pagesave, përfshirë disa nga firmat më të mëdha financiare të eurozonës për tu bashkuar me projektin e saj për euron digjitale.

Procesi konkurrues tërhoqi më shumë se 50 aplikime nga bankat dhe firmat e pagesave, BQE zgjodhi 36 modelet e saj duke pasur parasysh diversitetin, duke i dhënë përparësi një përzierje modelesh biznesi dhe përhapje gjeografike për të testuar euron digjitale në tregje dhe raste të ndryshme përdorimi.

Banka Europiane po punon prej kohësh për këtë, pjesërisht si një mënyrë për të larguar bllokun nga ofruesit e pagesave me bazë në Shtetet e Bashkuara dhe parashikon emetimin e parë në vitin 2029, nëse legjislacioni i vonuar prej kohësh hyn brenda këtij viti në fuqi.



Programi pilot, që pritet të nisë në pjesën e dytë të vitit 2027, do të zgjasë një vit dhe do të testojë funksionalitetet dhe proceset operative të euros digjitale. Projekti do të zhvillohet në Bankën Europiane dhe në 19 nga bankat qendrore të eurozonës.

Pjesëmarrësit do ta përdorin euron digjitale përmes transfertave që do të kryhen person me person, pagesa person me biznes dhe në transaksionet e tregtisë elektronike.

Banka Europiane ka qenë e kujdesshme ta distancojë projektin nga kriptovalutat e decentralizuara. Thelbi ka të bëjë me sovranitetin monetar europian dhe emetimi i euros digjitale është pjesërisht një projekt gjeopolitik i krijuar për ti dhënë më Europës më shumë kontroll mbi sistemin e saj financiar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!