Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

schedule15:47 - 13 Korrik, 2026

schedule 15:47 - 13 Korrik, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të merrnin nën kontroll Ngushticën e Hormuzit dhe se duhet të kompensoheshin për kontrollin e këtij kalimi ujor jetik.

“Ne do ta mbajmë ngushticën dhe ndoshta do ta menaxhojmë atë. Ne do të bëhemi rojtari i ngushticës. Ndoshta do ta quajmë ‘engjëlli mbrojtës’ i ngushticës. Dhe ne duhet të kompensohemi për këtë”, ka thënë ai në një intervistë telefonike për Fox News.

Kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për furnizimet globale me naftë, është shndërruar në një nga fushat kryesore të betejës në këtë konflikt. Bllokada efektive e ngushticës nga ana e Iranit ka rritur çmimet e energjisë dhe shqetësimet lidhur me inflacionin në nivel global.



“Ne do ta ruajmë atë. Do të paguhemi për ta ruajtur, me shumë para. Ne do të kompensohemi, sepse kombet e tjera janë shumë të pasura. Ato janë në anën tonë dhe nuk mund të pritet që ne ta bëjmë këtë falas”, ka thënë ai.

Pas njoftimit për mbylljen e kalimit ujor të shtunën, si pasojë e asaj që u cilësua si një kalim i paautorizuar, Teherani ka deklaruar të dielën se lëvizja ka mbetur e pezulluar dhe se lejet do të lëshoheshin pasi të rivendosej “stabiliteti dhe qetësia”.

“Ne kishim një marrëveshje. Ishte një marrëveshje e përfunduar, dhe pastaj ata e shkelën atë. Ata gjithmonë e shkelin. Kemi pasur 10 marrëveshje me këta njerëz, ndaj thjesht do t’i godasim shumë fort,” ka thënë Trumpi.

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar të hënën se e vetmja mënyrë për të rivendosur trafikun e rregullt detar përmes ngushticës ishte dhënia fund e ndërhyrjeve ushtarake amerikane në këtë zonë, dhe ka paralajmëruar se “ndërhyrjet e vazhdueshme mund të çojnë në incidente më të mëdha në sektorin global të naftës dhe gazit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!