Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA godet mbi 100 objektiva ushtarake në Iran, raundi i tretë i sulmeve brenda javës

schedule09:33 - 12 Korrik, 2026

schedule 09:33 - 12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë raundin e tretë të sulmeve ajrore ndaj Iranit brenda kësaj jave, duke goditur rreth 140 objektiva ushtarake, sipas njoftimit të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM).

Sipas CENTCOM, në mesin e objektivave të goditura ishin pozicione raketash dhe dronësh, kapacitete detare, depo municionesh, rrjete komunikimi dhe pika të mbikëqyrjes bregdetare.

Komanda amerikane bëri të ditur se operacioni u zhvillua si kundërpërgjigje ndaj një sulmi iranian ndaj një anijeje tregtare me kontejnerë.



Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa palët kanë shkëmbyer sulme ushtarake ditët e fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!