Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çmimet shtrenjtohen më tej/ Inflacioni arrin në 3.2 për qind, tejkalon objektivin e Bankës Qendrore

schedule14:14 - 8 Korrik, 2026

schedule 14:14 - 8 Korrik, 2026

SHQIPËRI- Konflikti në Lindjen e Mesme ka vijuar të ndikojë në shtrenjtimin e çmimeve edhe përgjatë muajit qershor.  Sipas të dhënave zyrtare të Instat, inflacioni në vend është rritur në 3.2 për qind gjatë muajit qershor, nga 2.4 për qind që ishte një vit më parë.

Ndërsa, në krahasim me muajin maj, çmimet e konsumit kanë shënuar një rënie të lehtë prej 0.1 për qind.  Inflacioni është pozicionuar pak mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë por kjo parashikohet të jetë e përkohshme dhe brenda vitit pritet Rikthimi I inflacionit në nivelin 3%

Rritja e inflacionit gjatë muajit qershor është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me mbi 1%, të cilat dhanë kontributin më të madh në rritjen e çmimeve.



Sipas të dhënave zyrtare, ndikim të konsiderueshëm patën edhe rritja e çmimeve të qirave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve të tjera.  Në rritjen e inflacionit kontribuuan gjithashtu transporti, mobiliet dhe pajisjet shtëpiake, restorantet dhe shërbimet e akomodimit, pijet alkoolike dhe duhani, si edhe kujdesi personal.

Rritje çmimesh u regjistruan edhe në sektorët e argëtimit, sportit dhe kulturës, sigurimeve dhe shërbimeve financiare, arsimit, shëndetësisë, si edhe informacionit dhe komunikimit.

Ndërkohë, veshjet dhe këpucët ishin i vetmi grup që shënoi ulje çmimesh, duke dhënë një kontribut negativ në ecurinë e inflacionit.

Fiksimi i inflacionit në këtë nivel ose vijimi i rritjes mund të shtyjë bankën qendrore të shqyrtojë një shtrëngim të politikës monetare, përmes rritjes së normës bazë të interesit.

Aktualisht norma bazë e interesit ndodhet në nivelin  2.5%, ndërsa vendimet e ardhshme të Bankës së Shqipërisë pritet të varen nga ecuria e inflacionit dhe zhvillimet ekonomike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!