Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović ka bërë së fundmi një gafë në lidhje me Kosovën. Ajo ka shkruar një postim në rrjetet sociale, ku në hartën e bashkëngjitur shihet se Kosova është pjesë e Serbisë.
Në postimin e saj, ajo kishte shkruar: ‘Kroacia ime nuk ka frikë, Kroacia ime tani po lufton për interesat e saj!’
Presidentja nuk ka vonuar dhe e ka fshirë fotografinë, por një avokat i cili e ka bërë ‘screenshot’, ka reaguar në Tëitter duke thënë se presidentja e ka shpërndarë hartën e Europës, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë./abcnews.al