Në një moment që kemi hyrë në stinën ku favorizohen zjarret Qeveria ka shtuar fondet për mbrojtjen nga zjarri me anë të ndryshimit të buxhetit për këtë vit.Në rishikimin e buxhetit për vitin 2026 parashikohet një shtesë fondesh në masën 114 milionë lekë që i referohet në transfertës specifike për funksionin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Kjo vlerë do të mbulojë efektin financiar shtesë për vitin 2026 i cili qartëson dhe rregullon trajtimin financiar të punonjësve me gradë të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin.
Me aktin normativ është vendosur që rreth 99mln LEK shtesë do kalojnë për procedurat e nevojshme për zgjedhjet vendore 2027; për shërbime mirëmbajtje/liçensa IT si dhe për qeratë e selive të partive parlamentare.
Po ashtu rreth 200 milionë lekë shtesë qeveria i ka akorduar SPAK-ut për rikonstruksionin e ambienteve, pajisje elektronike dhe forcimin e sigurisë kibernetike. Në relacion parashikohet ndër të tjera që 300mln lekë do alokohen për nevoja buxhetore kryesisht të lidhura me shtimin e numrit të punonjësve për: ILDKPKI, AKSK, Autoriteti i Konkurrencës, SASPAC, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe ai për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Më shumë financime janë parashikuar edhe për ujitjen dhe kullimin duke alokuar një fond prej Rreth 164 milionë lekë shtesë. Rreth 6.5mld LEK shtesë janë alokuar gjithashtu për Fondin shqiptar të Zhvillimit me qëllim mbështetjen e vijimit dhe përshpejtimit të investimeve infrastrukturore prioritare me financim të brendshëm për projekte zhvillimore, blerje makineri të ndryshme, blerje autobuzë për bashkitë, si edhe, 1 miliardë lekë shtesë në financim të huaj për projektet me ecuri të mirë.
Ndryshimet e propozuara në këtë Akt Normativ,në të ardhura dhe shpenzime, ruajnë të pandryshuar defiçitin buxhetor në nivelin 63 7 mld lekë si edhe do të vijojnë të garantojnë trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me PBB I cili tashmë ka arritur në 48.8%./abcnews.al



