Jose Mourinho, trajneri i Tottenham Hotspur, ka folur hapur sa i takon merkatos së janarit dhe të ardhmes së mesfushorit danez, Christian Eriksen.
Sipas strategut portugez, është ende shumë herët për të folur për transferimin e mundshëm të yllit argjentinas, pavarësisht se merkato është hapur.
Në konferencën e tij për shtyp para sfidës së FA Cup kundër Middlesborough, Mourinho tha: “Dybala te Tottenham? Nuk e di, nuk e di se çfarë do të ndodhë.
Nuk mund t’iu them asgjë për Dybalan, nuk mund t’iu them nëse ndodh apo jo. Sa i takon Eriksen, ai ka në dorë tre zgjedhje: Të firmosë me një klub që tani dhe të transferohet në verë, të largohet që në janar ose të qëndrojë këtu me ne. Nuk kam çfarë të them më tepër”, tha mes të tjerash trajneri portugez i “Spurs”./abcnews.al