Apeli i Posaçëm liron nga qelia ish drejtorin e Bashkisë Tiranë Mariglen Qato.
Shkalla e dytë e gjyqësorit pranoi kërkesën e Qatos dhe ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.
Vendimi u shpall nga gjyqtare Ilirjana Olldashi.
Per Qaton, SPAK ka kërkuar 9 vite burg, me akuzat e korrupsionit pasiv në katër raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Për dosjen 5D, tashmë asnjë nga të pandehurit nuk ndodhet në qeli, ndërsa procesi gjyqësor është në fazën r mbrojtjes se të pandehurve./abcnews.al



