Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestohet edhe në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së

schedule15:33 - 29 Qershor, 2026

schedule 15:33 - 29 Qershor, 2026

Më 5 korrik nga ora 18:00 do të mbahet protestë në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përmes një konference për media, kryetari i OVL UÇ-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ai tha se shpreson se kjo do të jetë protesta e fundit, me besimin se çlirimtarët do të kthehen në Kosovë.



“Do të jetë protestë paqësore, me mesazhin e fundit që shpresojmë që krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë”, u shpreh ai.

Protesta të këtilla janë mbajtur në Prishtinë, Tiranë, Strasburg e Shkup./klankosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!