Bashkimi Europian do të mbështesë Shqipërinë për vijimin e reformës në drejtësi. Përfaqësuesja e BE Ritva Heikkinen tha se Shqipëria duhet të vijojë të zbatojë reformën në drejtësi, si rrugë drejt Bashkimit Europian.
“Konsolidoni integritetin dhe përgjegjshmërinë në sistemin e drejtësisë. Garantoni cilësinë e drejtësisë, ulni çështjet e mbartura dhe shtoni kapacitetet. Përmirësoni performancën e Prokurorisë. BE do tiu mbështesë, reforma të vijojë që Shqipëria të përmbushë detyrimet për në BE”, tha ajo.
Ministri i Drejtësisë, u rikërkoi partnerëve ndërkombëtarë mbështetje për reformën në drejtësi, ai prezantoi dhe tri prioritetet kryesore.
“Ne këto 3 muaj kemi punuar në 3 objektiva strategjike, prioriteti i parë, aksesi në drejtësi 4.5 milion euro në projekte aktive besoj se potenciali i kësaj fushe është më e madhe”, u shreh Gogu.
Gogu tha se buxheti i shtetit per sistemin e drejtësisë është rritur më shumë se 105% në gjashtë vite.
Në vititn 2020 për sistemin e drejtësisë financimi ishte 66 milionë euro, këtë vit është 135.6 milionë euro duke shtuar kështu edhe 709 vende pune. Mbështetja e partnerëve për periudhën 2025–2027 arrin rreth 43.8 milionë euro./abcnews.al



