Eksperti për ekonominë, Artur Ribaj thotë se SHBA ishte e motivuar për të gjetur marrëveshje me Iranin, pasi inflacioni në vend ishte rritur në 4.2 përqind.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Ribaj u shpreh se kemi një qetësim të situatës që vërehet në bursa.
“SHBA kanë qenë të motivuar në gjetjen e këtij akordi, për shkak edhe të inflacionit. Në muajin maj arriti në 4.2 përqind. Do të rritet kostoja e jetesës për amerikanët. Për ta menaxhuar situatën, kemi lehtësim të kalimit të naftës përmes Hormuzit. Kemi qetësim që vërehet në bursa. Se sa do vazhdojë, kjo mbetet për t’u parë. Gjithmonë mund të ketë të papritura. Në Shqipëri, zakonisht reflektohen me vonesë. Politika monetare e Bankës Europiane funksionon më shpejt, gjë që nuk e themi dot për politikat e Bankës së Shqipërisë. Politikat e Bankës Europiane ndikon edhe në tregun shqiptar. Çimmet e kuotura në lekë, janë për shkak të një euroje të dobësuar. Shqipëria bën përjashtim edhe për shkak të fluksit të turizmit, këto efekte nuk do i ndjejmë tani. Efektet mund t’i ndjejmë në nëntor apo dhjetor”, theksoi ai./abcnews.al



