Financat publike regjistruan performancën pozitive në pesëmujorin e parë të vitit. Në buxhetin e shtetit u arkëtuar 340.5 miliardë lekë në periudëhn janar-maj të këtij viti.Sipas të dhënave të ministrisë së Financave të ardhurat totale, për periudhën Janar-Maj 2026 rezultuan rreth 34.3 miliardë lekë ose 11.2% më shumë. Të dhënat fiskale të periudhës Janar–Maj 2026 tregojnë një ecuri pozitive të ekonomisë, nga rritja e konsumit, aktivitetet e biznesit dhe përmirësimit të mbledhjeve të të ardhurave.
Konsumi duket se vijon të japë një kontribut pozitiv pasi të ardhurat nga TVSH e arkëtuar neto u realizuan në shumën 35.8miliardë lekë, ose 17.6% më shumë se pesëmujori 2025.
Po ashtu ndikim në mbledhjen e më shumë të ardhurave ka dhënë edhe tatimi mbi të ardhurat personale. Në pesë muaj janë mbledhur 40.2 miliardë lekë ose mbi 18.% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Performancë pozitiv ka pasur edhe arkëtimi i të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura të cilat u realizuan në shumën 82.9 miliardë lekë 12.8% më shumë se pesëmujori i vitit 2025 .
Ky zë është një tregues shumë i rëndësishëm pasi ka një efekt të rëndësishëm në rritjen e pensioneve në vend.
Por mbledhja e të ardhurave ka rezultuar më pak optimiste nga renta minerare në eksport.
Ndërsa taksat doganore arriten në vlerën 4miliardë lekë, ose 9.4% më shumë se periudha pesëmujore e vitit 2025
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 286.8miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 7.4% më i lartë ose rreth 19.7 miliardë lekë më shumë./abcnews.al



