Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Franca bën detyrën/ “Gjelat” thyejnë rezistencën e Senegalit, triumfojnë 3:1

schedule23:31 - 16 Qershor, 2026

schedule 23:31 - 16 Qershor, 2026

Kombëtarja e Francës ka marrë tri pikët e para në Kupën e Botës 2026, pasi mposhti Senegalin me rezultat 3-1 në ndeshjen hapëse të Grupit I. Pas një pjese të parë pa gola, dhe me raste jo edhe aq të mira, “Gjelat” rritën ritmin në fraksionin e dytë.

Senegali mendoi se kishte barazuar vetëm dy minuta më vonë me Nicolas Jackson, por goli i sulmuesit u anulua për pozitë jashtë loje. Franca vazhdoi dominimin dhe në minutën e 82-të dyfishoi epërsinë. Adrien Rabiot asistoi bukur për Bradley Barcola, i cili e kaloi me mjeshtëri portierin Edouard Mendy dhe shënoi për 2-0.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Senegali riktheu shpresat në minutën e 90+5. Ibrahim Mbaye realizoi pas një aksioni individual të shkëlqyer, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.



Megjithatë, gëzimi i afrikanëve zgjati shumë pak. Vetëm një minutë më vonë, në kohën shtesë, Mbappé vulosi fitoren e Francës me një supergol nga 25 metra. Sulmuesi francez goditi fuqishëm nga distanca dhe dërgoi topin në rrjetë, duke lënë pa reagim Mendy-n për rezultatin përfundimtar 3-1.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!