Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria etnike sipas 200 hartave në arkivat e botës të gjetura nga prof. Bejtullah Destani

schedule13:08 - 16 Qershor, 2026

schedule 13:08 - 16 Qershor, 2026

Nga Biblioteka Britanike në Londër, Arkivat Osmane në Stamboll, Biblioteka Kombëtare e Francës, deri te dokumentet e ruajtura në Gjenevë, Madrid dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, studiuesi, historiani dhe diplomati Bejtullah Destani ka mbledhur një nga koleksionet më të rëndësishme kartografike për historinë shqiptare.
Në veprën e tij më të re, ai sjell rreth 200 harta historike që dokumentojnë praninë dhe shtrirjen e shqiptarëve ndër shekuj, duke ofruar një pasqyrë të rrallë mbi atë që ai e konsideron si Shqipërinë etnike.

Sipas Destanit, ky botim nuk është thjesht një atlas hartash, por një dëshmi e gjallë e historisë së kombit shqiptar, e betejës për njohje, përfaqësim dhe drejtësi në një rajon të mbushur me rivalitete gjeopolitike. Hartat vijnë nga autorë dhe tradita të ndryshme kartografike – turke, veneciane, italiane, gjermane, britanike, spanjolle, sllave dhe gjenoveze – duke paraqitur këndvështrime të ndryshme mbi trojet shqiptare.

Koleksioni trajton çështje të ndjeshme si kufijtë shqiptaro-serbë, shqiptaro-grekë dhe madje kufijtë shqiptaro-shqiptarë, duke argumentuar se shumë prej ndarjeve territoriale kanë qenë produkt i interesave të Fuqive të Mëdha dhe jo i realiteteve etnike të kohës.



Një pjesë e rëndësishme e veprës fokusohet te dokumentimi i çështjes shqiptare në konferencat ndërkombëtare, ku sipas autorit, harta të rëndësishme etnografike u anashkaluan përballë interesave greke dhe jugosllave. Në këtë kontekst analizohen edhe studime të njohura si ato të Isaiah Boëman, Edith Durham, H. R. Ëilkinson dhe autorëve të tjerë që kanë trajtuar Ballkanin dhe kufijtë e tij.

Për Bejtullah Destanin, historia e shqiptarëve nuk mund të kuptohet pa hartat që e kanë dokumentuar atë. Ky koleksion, sipas tij, është një pasuri kombëtare që flet me emra, data, kufij dhe dëshmi të shkruara, duke sjellë një perspektivë të re mbi historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Ballkan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!