Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Michael”, rekord fitimesh/ Filmi biografik për Michael Jackson, një milliard dollarë në më pak se dy muaj

schedule20:15 - 15 Qershor, 2026

schedule 20:15 - 15 Qershor, 2026

Filmi dedikuar jetës së Michael Jackson, që mban emrin e tij, është tashmë filmi biografik me fitimet më të larta në historinë e kinemasë.

Projekti ka kaluar filmin biografik të vitit 2018 për Freddie Mercury, “Bohemian Rhapsody”, duke iu afruar shifrës së 1 miliard dollarëve në të ardhura globale nga kinematë.  Kjo ndodh një muaj pasi filmi la pas në renditje edhe Elvis, ku rolin kryesor e luante Austin Butler, duke e zbritur atë në vendin e dytë.

Filmi Michael I cili pati premieren e tij ne 24 prill, në të cilin nipi i Mbretit të Popit, Jaafar Jackson, 29 vjeç, interpreton rolin kryesor, ka arkëtuar 911.9 milionë dollarë në mbarë botën që nga dalja e tij ne kinema.



Filmi biografik i vitit 2018 për Freddie Mercury, Bohemian Rhapsody, mbante më parë vendin e parë me 216.7 milionë dollarë të fituara në tregun amerikan dhe 910.8 milionë dollarë në mbarë botën, sipas Billboard. Ky sukses vjen 17 vjet pas vdekjes së Michael Jackson, i cili u nda nga jeta në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!