Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti me helikopter në Brazil, mes viktimave edhe muzikanti i njohur amerikan

schedule10:15 - 15 Qershor, 2026

schedule 10:15 - 15 Qershor, 2026

Muzikanti i njohur amerikan i zhanrit alt-pop dhe personaliteti i internetit, Oliver Tree, raportohet se ka humbur jetën në një aksident tragjik me helikopter në Brazil, ku mbetën të vdekur gjithsej gjashtë persona.

Ngjarja ndodhi të dielën mbi Rio de Janeiro, ndërsa artisti 32-vjeçar ndodhej në kuadër të turneut të tij botëror. Sipas raportimeve, dy helikopterë u përplasën në ajër, ndërsa njëri prej tyre u rrëzua në parkingun e një koncesionari automjetesh, duke përfshirë nga flakët rreth 20 automjete.

Pamjet e publikuara nga mediat braziliane tregojnë momentin kur njëri nga helikopterët bie nga qielli, ndërsa në vendngjarje shihen flakë të mëdha dhe tym i dendur.



Autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Departamenti i Zjarrfikësve në Rio de Janeiro bëri të ditur se ekipet e emergjencës u mobilizuan rreth orës 09:00 sipas kohës lokale.

Në njërin prej helikopterëve besohet se ndodhej edhe krijuesi argjentinas i përmbajtjes Gaspar Prim Diaz, i njohur për publikun si “Gaspi”. Mes viktimave të tjera janë raportuar Lucas Brito Chaves, Lucas Vignale, piloti Alexandre Souza dhe piloti i helikopterit të dytë, Charles Marsillac.

Oliver Tree, i lindur si Oliver Tree Nickell në Santa Cruz të Kalifornisë, u bë i famshëm në vitin 2016 pasi fituan popullaritet të madh videot dhe muzika e tij në rrjetet sociale. Ai njihej për këngë të suksesshme si “Life Goes On”, “Miss You” dhe “Alien Boy”.

Artisti kishte performuar së fundmi në São Paulo më 6 qershor dhe ishte planifikuar të vazhdonte turneun me koncerte në Lisbonë, Glasgow, Manchester dhe Londër gjatë muajve në vijim.

Lajmi ka tronditur fansat dhe kolegët e tij. YouTuberi dhe artisti britanik KSI, me të cilin Tree kishte bashkëpunuar në këngën “Voices”, reagoi me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një legjendë që kishte ende shumë për t’i dhënë muzikës.

Homazhe për artistin ka bërë edhe Steve-O, ylli i njohur i “Jackass”, i cili e përshkroi Oliver Tree si një mik të afërt dhe një njeri jashtëzakonisht të kujdesshëm.

Oliver Tree ishte nominuar për çmimin Brit Awards në vitin 2024 për hitin “Miss You”, ndërsa në vitin 2020 kishte hyrë në Librin Guinness të Rekordeve duke ndërtuar skuterin më të madh në botë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!