Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vetëm 1.2% pjesëmarrës në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën

schedule21:58 - 13 Qershor, 2026

schedule 21:58 - 13 Qershor, 2026

Nga Eduard Zaloshnja

Në një sondazh që zhvillova gjatë së shtunës, 1382 banorë të rritur të vendit e plotësuan pyetësorin e shpërndarë përmes një linku me SMS krejt të rastësishme në të gjithë Shqipërinë, nga Vermoshi në Konispol. Kampioni u kolaudua statistikisht, që t’i përfaqësonte sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Pyetja e parë në sondazh ishte: “A keni marrë pjesë në të paktën një nga protestat që janë zhvilluar dy javët e fundit në Shqipëri?”. Vetëm 1.2% e të anketuarve u përgjigjën “Po”. Dhe meqë kampioni përfaqësonte statistikisht popullsinë e rritur të vendit, mund të ekstrapolohet me përafërsi se rreth 23 mijë banorë të rritur të vendit kanë shkuar në të paktën një nga protestestat që janë zhvilluar dy javët e fundit në Shqipëri (1.2% e 1.9 milionë banorëve të rritur).



Pyetja e dytë në sondazh ishte “Për cilin nga dy politikanët kryesorë keni opinionin MË pozitiv?” Në përgjigje të kësaj pyetjeje, vetëm 18.9% e të anketuarve zgjodhën Berishën. Ndërkohë, 44.1% zgjodhën Ramën, kurse 37% zgjodhën opsionin “Asnjë nga të dy”. Meqë kampioni përfaqësonte statistikisht popullsinë e rritur të vendit, mund të ekstrapolohet me përafërsi se vetëm 360 mijë banorë të rritur të vendit kanë aktualisht opinion pozitiv për Berishën (18.9% e 1.9 milionë banorëve të rritur). Pra ai ka aktualisht simpatizantë rreth 140 mijë më pak se sa votuan vjet këtu për Aleancën për Shqipërinë Madhështore (ku përfshiheshin përveç PD-së, edhe parti të tjera si PL, PR, PDIU, PBDNJ, PAA etj.).

Një tjetër pyetje në sondazh (përveç atyre demografike, gjeografike dhe elektorale) ishte edhe: “A mendoni se do të bjerë qeveria Rama prej protestave aktuale?” Rreth 33.3% e të anketuarve anonin nga përgjigjia “Po”, 60.2% nga përgjigjia “Jo”, dhe 6.5% ishin të dyzuar. Duke i analizuar në mënyrë individuale të anketuarit, rezulton se jo pak nga ata që nuk simpatizojnë as Ramën e as Berishën, nuk shpresojnë se do të bjerë qeveria nga protestat aktuale. Madje edhe disa nga simpatizantët e Berishës nuk kanë shpresë për këtë gjë…

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!