Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

LUTECH punëson mbi 250 të rinj/ Ambasadori Marco Alberti: Italia dëshiron të sjellë investime në Shqipëri

schedule23:04 - 10 Qershor, 2026

schedule 23:04 - 10 Qershor, 2026

Në një kohë kur debati publik dominohet shpesh nga fenomeni i largimit të të rinjve nga Shqipëria, ka histori që na kujtojnë se vendi ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion mundësish, investimesh dhe zhvillimi. Një prej këtyre historive është zgjerimi i pranisë së kompanisë italiane LUTECH në Shqipëri.

Me mbi 250 të rinj të punësuar, të gjithë të diplomuar dhe të përgatitur profesionalisht, LUTECH po dëshmon se Shqipëria ka kapital njerëzor cilësor dhe konkurrues.

Ambasadori italian në Tiranë deklaroi se Italia dëshiron të sjellë investime në Shqipëri.



Artur Nura: Zoti ambasador, po inaugurojmë një biznes italian. A përfaqëson ky investim italian me peshë të madhe për Ambasadën Italiane?

Marco Alberti: Patjetër që po. Selia e re e Lutech është shprehja më e prekshme e punës që po bëjmë për të sjellë investime të reja italiane në Shqipëri, apo për të ndikuar në rritjen e atyre bizneseve që janë këtu të pranishme në sektorët strategjikë, të AI-së, ata digjitalë, shërbime të reja, produkte të reja. Kjo edhe sepse grupi Lutech është një grup i rëndësishëm dhe ka mbi 6 mijë të punësuar.

Artur Nura: Vetëm në Shqipëri 250 punonjës…

Marco Alberti: Për këtë fakt, besoj se vlera nuk është vetëm në madhësinë e investimit, por edhe në atë strategjike të këtij sektori, si dhe në vendet e reja të punës që krijohen.

Artur Nura: Për Televizionin Publik, dikur keni thënë se sillni investime me rëndësi të madhe. Deri tani kanë qenë për ndërmarrjet e vogla e të mesme. Po fillon një epokë e re?

Marco Alberti: Po fillon një epokë e re dhe unë besoj se joint venture-i i nënshkruar nga Fincantieri dhe KAJO më 28 prill është një shenjë se rëndësia e një investimi nuk varet vetëm nga vlera ekonomike e financiare, por edhe nga niveli strategjik, si edhe ky i sotmi, që është një nivel po ashtu strategjik dhe shumë i lartë. Ne jemi të kënaqur që të vazhdojmë në këtë rrugë.

Artur Nura: Kjo do të thotë se ka stabilitet politik në Shqipëri, apo jo?

Marco Alberti: Kjo do të thotë se Italia dëshiron të sjellë në Shqipëri investime, jo vetëm brenda një kuadri dypalësh, por edhe në kuadër të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Artur Nura: Zbuluam këtu, në këtë ambient, që ka shumë personalitete në Shqipëri që kanë know-how italian. Edhe vetë ministrja e pranishme studimet i ka kryer në Itali…

Marco Alberti: Ministrja ka studiuar në Itali, flet shumë mirë italisht. Jemi shumë të gëzuar për këtë fakt dhe mendoj se është një ndihmesë më shumë për të konsoliduar më tej miqësinë Itali-Shqipëri, për ta shndërruar atë në projekte e më pas këto projekte të shndërrohen në rezultate konkrete të rëndësishme.

Artur Nura: Edhe zonja Elira Kokona është e La Sapienza-s…

Marco Alberti: Saktë, është matrica e miqësisë Itali-Shqipëri që shndërrohet në njohje reciproke, shkëmbim njohurish dhe të prioriteteve strategjike.

Artur Nura: Ne duhet vetëm ta bëjmë më të dukshëm këtë know-how italian që është i pranishëm, por që vihet pak re në publik…

Marco Alberti: Për këtë falënderojmë Artur Nurën, televizionin ABC dhe gjithë ata që na ndihmojnë në këtë drejtim…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!