“Progni transferimi i vitit”, tropojani vlerësohet në Kosovë

schedule18:46 - 1 Janar, 2020

schedule 18:46 - 1 Janar, 2020

Vera solli shumë transferime nga Superiorja në IPKO Superliga e Kosovës. Gjilani ishte klubi që bëri më së shumti transferimeve nga këtej kufirit dhe pothuajse të gjithë luajnë si titullarë. Mediat në Kosovën, konkretisht “Gazeta Sheshi”, ka veçuar si transferimin më të mirë të vitit, kalimin e Gerhard Prognit nga Teuta te Gjilani.

“Gola, asiste dhe “Red Bull”. Tashmë të gjithë e njihni. Ky është Gerhard Progni, transferi i vitit në futbollin kosovar” , shkruan Gazetasheshi.com.

Më tej artikulli vazhdon kështu: “Shtatë gola në kampionat dhe dy të tjerë në DigitAlb Kupën e Kosovës kanë qenë vendimtarë në sukseset e Gjilanit në fundin e vitit 2019.

Edhe pse Progni nuk u vlerësua nga trajnerët e Superligës për të qenë pjesë e formacionit të vitit, ai padyshim është një vlerë e shtuar e futbollit kosovar, duke sjellë një dimension tjetër të lojtarit në vendin tonë.

Golat e realizuar ndaj Llapit në Gjilan dhe ndaj Vushtrrisë në udhëtim do të mbahen mend gjatë. Futbollisti tropojan erdhi në ditët e fundit të afatit kalimtar te SC Gjilani, ndërkohë që paraqitjet e tij të mira me ‘kuqebardhët’ kanë bërë që ai të jetë njëri ndër futbollistët kryesor në vend”. / abcnews.al