Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet jashtë BE-së

schedule17:34 - 6 Qershor, 2026

schedule 17:34 - 6 Qershor, 2026

Qeveria e re e Hungarisë, e udhëhequr nga kryeministri Peter Magyar, ka kufizuar hyrjen e punëtorëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian përmes një dekreti qeveritar të publikuar të shtunën, duke përmbushur një prej premtimeve të tij zgjedhore.

Aktualisht, rreth 90 mijë shtetas nga vende jashtë BE-së punojnë në Hungari, duke përbërë afërsisht dy për qind të fuqisë punëtore në vend. Shumica janë të angazhuar në industrinë e baterive dhe automobilave, ndërtimtari, punë sezonale në bujqësi dhe shërbime të shpërndarjes.

Punëtorët e huaj vijnë kryesisht nga Filipinet, Ukraina, Kina, Vietnami dhe Indi.



Magyari e arsyetoi masën duke thënë se synon të rrisë punësimin e qytetarëve hungarezë dhe të parandalojë kompanitë që të ulin pagat përmes punësimit të fuqisë punëtore të huaj.

Megjithatë, sipas të dhënave të shoqatave të industrisë dhe punëdhënësve, Hungaria vazhdon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore në shumë sektorë.

Rregullorja e re përcakton se lejet ekzistuese të qëndrimit do të mbeten të vlefshme deri në skadimin e tyre, por nuk sqaron nëse ato do të mund të rinovohen pas përfundimit të afatit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!