Inter nuk heq dorë nga Kristian Chivu dhe për triumfin në Serinë A i ka si dhuratë një kontratë të re. Nuk është se kishte dyshime, por mediat italiane kanë zbuluar detajet e marrëveshjes së re mes klubit zikaltër dhe teknikut rumun.
Kontrata e re e Chivu do të jetë deri në qershor të vitit 2028, me klauzolë zgjatjen edhe për një tjetër vit. Po ashtu, kampionët italianë kanë vendosur të rrisin ndjeshëm të ardhurat e teknikut, që do të arkëtojë 4 milion euro në sezon.
Një vlerësim maksimal për trajnerin që u ul në pankinën zikaltër si një zgjedhje emergjente, pasi kishte drejtuar vetëm 13 ndeshje në Serinë A me Parmën.
Por në sezonin e parë me Inter, ai tregoi të gjitha aftësitë e tij, duke ngritur një skuadër që kishte marrë një goditje të rëndë pas sezonit 2024/2025 të mbyllur pa trofe.
Me menaxhimin e tij ,Chivu mundi edhe skeptikët e shumtë, duke fituar trofeun e titullit kampion në Serinë A. Për këtë arsye, klubi zikaltër ka vendosur ta largojë atë nga të gjitha joshjet e rivalëve në Itali dhe Europë.
Përveç kontratës me rritje të rëndësishme, Inter i ka premtuar Kristian Kivu edhe shpenzime të rëndësishme në merkaton e verës, në mënyrë që sezonin e ardhshëm mision të jetë Champions League.


