Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prattipati: Kosova përballë zgjedhjes strategjike/ “Të veprojë shpejt për partneritet afatgjatë dhe energjetik me SHBA”

schedule17:10 - 4 Qershor, 2026

schedule 17:10 - 4 Qershor, 2026

Në një editorial të posaçëm, e ngarkuara me punë e shteteve të bashkuara të amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati ka dërguar një mesazh të hapur për Kosovën.

Ajo thotë se vendi nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji ndaj Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan sepse kjo do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.

Prandaj, e prerë në deklaratën e saj, diplomatja amerikane, tha se Kosova duhet të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë.



“Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu.”

Prattipati e theksoi se Kosova përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike, sepse Administrata e presidentit Donalt Trump, prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në katër vitet e fundit, Kosova ka shpenzuar 735 milionë euro në importimin e energjisë elektrike nga vendet fqinje, që shënon rritje nga 142 milionë euro në vitin 2024 në 259 milionë euro në vitin 2025.

Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!