Dashuria mund të jetë e madhe, por nuk është ndjenja e vetme.
Njeriu ka nevojë edhe për paratë, për korrektesën dhe për qartësinë për të ardhmen, dhe Jasir Asani është në një moment të vështirë të karrierës.
Mediat nga Irani raportojnë se futbollisti I kombëtares shqiptare I ka vendosur një ultimatum klubit të tij, Esteglal.
Përse?
Për çfarë tjetër përveçse për paratë!
Esteglal ka qenë në vështirësi financiare gjatë këtyre muajve për shkak të ndërprerjes së kampionatit, për shkak të luftës së Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara e Izraelit, që ka shkaktuan dëme të mëdha ekonomike dhe ka ndërprerë rrjedhën normale të gjërave.
Siç njoftohet nga Teherani, shqiptari nga Shkupi I ka dhënë Esteglalit 14 ditë kohë për të zgjidhur problemet e për t’i dhënë paratë.
Nga ana tjetër, njëri nga drejtuesit e klubit, Ali Tajernia, deklaroi se kanë nisur bisedimet me njerëzit e Asanit dhe me vetë lojtarin, për të tejkaluar ngërçin.
Sipas fjalëve të drejtorit ekzekutiv të Esteglalit, shqiptari nuk ka kërkuar ndërprerjen e kontratës, dhe se letra që ai I dërgoi klubit ishte në kuadrin e kërkesave të tij për të marrë paratë që I takojnë.
Ai shtoi se klubi do të veprojë profesionalisht, në bashkëpunim, për të zgjidhur kërkesat e ligjshme të Asanit.


