Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mallkimi kuqezi i debutimit/ Tekniku italian Maran e nisi me humbje 0-1 ndaj Izraelit

schedule12:34 - 4 Qershor, 2026

schedule 12:34 - 4 Qershor, 2026

Nuk qenka e lehtë të ulesh në këtë stol. Të paktën, fillimi duket tepër I vështirë, siç ndodhi me trajnerin e tanishëm të kombëtares, Rolando Maran, por edhe siç ka ngjarë edhe më parë.

Tekniku italian e nisi me humbje aventurën e tij si kuqezi, një disfatë 0-1 ndaj Izraelit në “Arenën Air Albania”, jo e drejtë për mënyrën sesi shkoi ndeshja, edhe pse Shqipëria nuk arriti të bënte asnjë gjuajtje në kuadrat.

Natyrisht, Maran nuk mund të gjykohet në fare pak ditë punë, dhe në futboll ndikon edhe fati.



Paraardhësi I tij, Silvinjo, nuk u lumturua në debutim, sepse ndeshja e tij e parë përfundoi me humbje 1-0 në Varshavë ndaj Polonisë në start të eliminatoreve të Kampionatit Europian.

Ndërkaq, statistikat tregojnë se përgjithësisht trajerët e kombëtares e nisin me humbje kur vijnë në Shqipëri.

Kështu I ndodhi të shquarit Xhani De Biazi, që besohet se mbetet më I dashuri për tifozët.

Italiani u mund me shifrat 2-1 në Gjeorgji në shkurt të vitit 2012, ndërsa më pas pati 4 rezultate pozitive radhazi.

Edhe Edi Reja e pati startin negativ.

Kombëtarja u mposht me rezultat minimal 1-0 në fushën e Islandës në qershor 2019, në eliminatoret e Kampionatit Europian, edhe pse nuk luajti keq.

I vetmi këto kohë që e filloi me këmbë të mbarë ishte ai që më pas doli me I pasukseshmi, Kristian Panuçi.

Italiani I radhës fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Lihtenshtajnit në ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës.

Me humbje, ndërkaq e filloi edhe kroati Josip Kuzhe ndaj Portugalisë në Tiranë në qershor 2009, si dhe holandezi, Ari Han, që u mposht 1-0 në miqësore ndaj Polonisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!