Kryetari i PDIU–së, Shpëtim Idrizi nëpërmjet një mesazhi ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri. Në mesazhin e tij ai shprehet për një të ardhme sa më të mirë dhe një bashkim të shqiptarëve.
“I lutem Zotit të na ndihmojë të bëhemi bashkë e në një mendje , që ajo që na bashkon është një komb, një atdhe nga Nishi në Prevezë, një gjuhë, një flamur, një histori, një kulturë, një e shkuar por dhe një e ardhme për ne e fëmijët tanë”, shksruan Idrizi.
Urimi i plotë:
Të nderuar miq,
Shqiptarë të Atdheut mëmë, të Kosovës , Çamërisë, Iliridës, Malit të Zi, Diasporës së re dhe të vjetër,
Gëzuar vitin e ri 2020 na ardhtë i bardhë dhe i mbarë!
Të ndarë në 5 shtete, në Parti, në kaq shumë mendje të ndryshme e kaq shumë ndasi, përplasje, debate.
I lutem Zotit të na ndihmojë të bëhemi bashkë e në një mendje , që ajo që na bashkon është një komb, një atdhe nga Nishi në Prevezë, një gjuhë, një flamur, një histori, një kulturë, një e shkuar por dhe një e ARDHME për ne e fëmijët tanë ..
KEMI VETËM NJË RRUGË E MUNDËSI
SHENGENIN KUQ E ZI !/abcnews.al