Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident me vdekje në Lushnje/ 43-vjeçari humbi kontrollin e makinës teksa përpiqej t’i shpëtonte policisë (EMRI)

schedule09:08 - 2 Qershor, 2026

schedule 09:08 - 2 Qershor, 2026

Një ngjarje e rrezikshme si në filma aksion është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Lushnjë, duke përfunduar tragjikisht për protagonistin, një 43-vjeçar nga Karbunara e Vogël.

Ernis Xhumari është përplasur, sipas policisë, me bordurat anësore në rrethrrotullimin pranë vendit të quajtur “Fabrika e Plasmasit”, me makinën tip Benz, duke përfunduar i vdekur në vend. Makina e tij po lëvizte me shpejtësi të lartë pasi shoferi po i ikte patrullës së policisë. Kjo e fundit u njoftua nga salla operative për një shtetas që bënte manovra me makinë përpara komisariatit e më pas kishte zbritur nga makina duke thirrur me zë të lartë.

Por, pasi ka parë patrullën e policisë, 43-vjeçari ka marrë makinën për t’u larguar me shpejtësi në dalje të Lushnjës. I ndjekur nga makina me efektivët e patrullës së policisë, 43-vjeçari dyshohet se ka rritur shpejtësinë e mjetit në maksimum, duke humbur kontrollin pas afërsisht 6 km, në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i “Plasmasit”.



Pasi është përplasur me barrierat anësore të rrugës, makina ka përfunduar e përmbysur mbi “ishullin” e rrethrrotullimit, duke lënë të vdekur drejtuesin.

Burime nga Komisariati i Lushnjës shpjeguan se ngjarja mund të ketë zanafillën një muaj më parë, kur viktima u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit (gjykata e la të lirë më pas), 43-vjeçari dyshohet të ketë shkuar pranë komisariatit sot në agim, për të shprehur ankesën e tij.

Pas manovrave të rrezikshme në rrugë, veprimet e viktimës, të referuara nga policia në komunikatën zyrtare, mund të ishin të rrezikshme për qytetarë të tjerë, por në atë orar lëvizjet në rrugë ishin të pakta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!