Kupa e Botës e këtij viti veçse ofron shumë risi, ofron emocione dhe shpresë për kombe që futbollin e shohin si një arratisje të vogël nga përditshmëria e tyre problematike.
Haiti kualifikohet për herë të dytë në një botëror, hera e parë që nga viti 1974. Ky turne është për haitianët një ndjenjë e rrallë shprese, ndërsa vendi po përballet me një nga periudhat më të vështira në historinë e tij të kohëve të fundit.
Kjo arritje është bërë një simbol i qëndrueshmërisë në një vend të goditur nga dhuna e bandave, zhvendosja dhe paqëndrueshmëria politike.
Tabelat në rrugët të populluara të kryeqytetit i nxisin njerëzit të zgjedhin paqen, teksa tregojnë një armë pranë fëmijëve që luajnë futboll.
Banorët thonë se ekipi kombëtar u kishte dhënë njerëzve inkurajim në një kohë kur shumë po përpiqen të përballen me dhunën dhe pasigurinë e përditshme.
Dyqanet dhe tregjet në të gjithë Port-au-Prince po përfitojnë nga Kupa e Botës, me fanellat, flamujt dhe bluzat e Haitit që tërheqin interes në rritje.
Haiti do të përballet me kampionin pesë herë të botës, Brazilin, gjatë fazës së grupeve të turneut 2026, një përballje që mbart një rëndësi të veçantë në vendin e Karaibeve.
Shumë tifozë tradicionalisht kanë mbështetur ekipet kombëtare të Brazilit dhe Argjentinës gjatë Kupës së Botës, ndërsa Haiti ishte jashtë turneut.
Shumë haitianë shpresojnë që kombëtarja e tyre të mund të surprizojnë një nga fuqitë më të mëdha të futbollit.
Ekzaltimi në rritje rreth ekipit kombëtar vjen në sfondin e një krize sigurie që po përkeqësohet.
Bandat e armatosura kontrollojnë pjesën më të madhe të Port-au-Prince, dhe shumë haitianë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së vazhdueshme.
Megjithatë, banderola në mbështetje të ekipit kombëtar janë shfaqur në të gjithë kryeqytetin, duke reflektuar se si suksesi i ekipit ka siguruar një moment të shkurtër uniteti dhe optimizmi për shumë njerëz që jetojnë gjatë krizës.


