Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtari amerikan: Ushtria jonë nuk gjeti mina iraniane në Ngushticën e Hormuzit

schedule18:15 - 30 Maj, 2026

schedule 18:15 - 30 Maj, 2026

Ndërsa pret përgjigjen e presidentit Donald Trump ndaj memorandumit të mirëkuptimit SHBA-Iran, një zyrtar amerikan ka minimizuar përmbajtjen e raporteve të inteligjencës amerikane, të cilat tregonin praninë e minave në Ngushticën e Hormuzit, shkruan ilfattoquotidiano.it.

Kjo është një çështje kyçe për tranzitin e anijeve dhe vazhdimin e negociatave.

Sipas burimit të cituar nga transmetuesi, ushtria amerikane deri më tani nuk ka gjetur asnjë minë iraniane gjatë kërkimeve të saj.



Megjithatë, në shkurt, në fillim të ofensivës së përbashkët ushtarake SHBA-Izrael kundër Teheranit, inteligjenca pohoi të kundërtën: Teherani kishte vendosur mina në disa vende përgjatë Ngushticës”.

Trump gjithashtu përsëriti historinë në Truth Social, duke pretenduar se Irani kishte vendosur mina nënujore në Ngushticë dhe se Shtetet e Bashkuara i kishin shkatërruar ato.

Megjithatë, tani duket se nuk ka prova për praninë e minave dhe se ushtria nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë këto pretendime.

Operacioni i kërkimit u krye me avionë, dronë dhe robotë nënujorë dhe nuk dha rezultate që konfirmonin raportet.

Sipas burimit të NBC, ushtria identifikoi “disa objekte”, por asnjëri prej tyre aktualisht nuk mund të klasifikohet si mina. Edhe nëse do të ishin, “kërcënimi duket më pak serioz nga sa ishte pretenduarr më parë”.

Ish-komandanti në pension i Marinës Izraelite, Eliezer Cheny Marom, foli për bllokimin iranian.

Në një intervistë të kohëve të fundit me Jerusalem Post, ai spekulon se Irani filloi të vendoste mina në Ngushticë vetëm pasi pretendoi se e kishte bërë këtë.

Iranianët pretenduan se kishin vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, por deri më tani nuk kam parë asnjë. Pastaj thanë se amerikanët kishin sulmuar anijet që përdorën për të vendosur minat.

Ndërkohë, Garda Revolucionare njoftoi se në 24 orët e fundit ata kanë koordinuar kalimin e 20 anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Wall Street Journal raportoi se Ngushtica nuk është plotësisht e hapur, por falë masave të marra nga pronarët e anijeve – disa prej tyre në bashkëpunim me ushtrinë amerikane – ajo nuk është as plotësisht e mbyllur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!