Përgjegjësja e Zyrës së Turizmit në Bashkinë e Durrësit, Floreta Kërtusha thotë se janë marrë masa për përballimin e fluksit turistik.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Kërtusha u shpreh se është rritur interesi për turizmin kulturor.
Ndërsa operatori turistik Fatos Çerenishti deklaroi se kërkesat për akomodim nga turistët janë në rritje.
Çerenishti shtoi se shërbimi i mirë sjell klientë të kënaqur.
Floreta Kërtusha: Përgatitjet ne i fillojmë që në muajin maj. Ne duhet të jemi të përgatitur, sa të aksesueshme janë, sa kemi bërë për të promovuar këto site arkeologjike. Kam një thirrje për operatorët turistikë, të shtojmë netët e qëndrimit në Durrës. Sfida jonë nuk mbetet ajo e infrastrukturës.
Fatos Çerenishti: Kërkesat e agjencive turistike janë në rritje, tregon që turisti që vjen është i kënaqur. Turizmi bregdetar ka specifikë të veçantë, duke qenë sezonal, ne punonjësit i marrim në maj dhe i largojmë në shtator. Po të ishte gjithëvjetor, ne do i trajnonim. Por duke qenë turizmi disa mujor, ne nuk mund të mbajmë dot staf. Nëse do vazhdojmë t’i marrim kur të kemi hall, nuk do kemi shërbime finasnciare. Ka kosto financiare, duhet të ulen të gjithë aktorët. A ia vlen kjo për të pasur rritje të cilësisë në turizëm? Turizmi të jetë gjithëvjetor. Një shërbim i mirë sjell klientë të kënaqur. Është e vetmja mënyrë për të arritur te turistët elitarë, që ne i synojmë./abcnews.al


