Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar me ministrin e Jashtëm, Andrii Sybiha.
Gjatë takimit, Zelensky tha se Ukraina ka të dhëna të inteligjencës që tregojnë se Rusia po përgatitet për një “sulm të ri masiv”, shkruan Sky News.
“Është e rëndësishme që të gjithë partnerët tanë të dinë se çfarë po ndodh dhe që Rusia të vazhdojë të mbështetet te raketat dhe lufta e mëtejshme, jo te hapat diplomatikë. Kjo do të thotë se nevojitet presion shtesë me sanksione ndaj Rusisë dhe se zbatimi i marrëveshjeve tona të mbrojtjes ajrore me partnerët nuk mund të vonohet”, u shpreh ai.
Më herët, Zelensky u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Kongresit amerikan, duke paralajmëruar se vendi i tij ka nevojë jetike për sisteme shtesë raketore Patriotë, sepse Rusia po i rrit sulmet me raketa balistike ndaj qyteteve ukrainase.
Në një letër pesëfaqësh, të dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres, Zelensky tha se aftësia e Ukrainës për t‘i mbrojtur civilët tani varet kryesisht nga sistemet Patriotë të prodhuara në SHBA, duke i përshkruar raketat balistike si një nga përparësitë kryesore që i kanë mbetur Moskës në fushën e betejës./abcnews.al


