Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka bërë thirrje për një përgjigje të ashpër ndaj sulmeve me dronë të Hezbollahut, duke kërkuar “shkatërrimin e 100 ndërtesave në periferinë e Bejrutit për çdo dron” që sulmon Izraelin.
“Për çdo dron që plagos një nga ushtarët tanë, shkatërroni njëqind ndërtesa”, shkroi Smotrich në një postim në rrjetin social X, të cituar nga Haaretz.
Deklarata e tij erdhi në homazh të rreshterit Rotem Yanai, 20 vjeç, i cili u vra të mërkurën nga shpërthimi i një droni në veri të Izraelit, sipas njoftimit të ushtrisë izraelite.
Komentet e ministrit izraelit pritet të shtojnë më tej tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut, në një kohë kur përplasjet përgjatë kufirit libanez vazhdojnë të intensifikohen.


