Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Limaj, fushatë për PDK/ Jashtë listave, por arrin “marrëveshje simbolike” me Hamzën

schedule17:30 - 26 Maj, 2026

schedule 17:30 - 26 Maj, 2026

Fatmir Limaj kthehet në PDK.

Edhe pse jo në listat zgjedhore dhe jashtë garës së 7 qershorit, subjekti i tij politik NISMA është dakordësuar që të angazhohet në mbështetje të Partisë Demokratike.

Ishte Bedri Hamza që vizitoi selinë e NISMËS duke konkluduar një “marrëveshje simbolike”.



Limaj “kthimin” e argumentoi me të shkuarën e tij gjatë luftës çlirimtare.

Ai tha se votat e tyre do të shkojnë për subjektin politik të bashkëluftëtarëve të tij, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Ky bashkëpunim mbështetet në vlerat që na kanë bashkuar gjithmonë: përgjegjësinë ndaj shtetit, orientimin euroatlantik, partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektin për luftën çlirimtare dhe rolin historik të UÇK-së në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Mbështetja është edhe për idealin e UÇK-së dhe për bashkëluftëtarët tanë që padrejtësisht po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë.”

Ndërsa për Hamzën, bashkimi me Limajn vjen i nxitur nga vlera që i afrojnë në një moment kur sipas tij Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim, seriozitet dhe bashkëpunim në interes të qytetarëve.

Përpara dorëzimit të listave në KQZ Fatmir Limaj iu drejtua me një letër të hapur PDK duke kërkuar përfshirjen e tij në listat e deputetëve, ç’ka nuk u pranua nga kryesia.

Në tentativat e fundit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të 28 dhjetorit NISMA kërkoi postin e kryeparlamentarit në këmbim të tre votave të saj, pasi u shkëput nga Aleanca. Një tentativë për bashkim Limaj e bëri edhe me LDK, ndërsa tani PDK kërkon prej tij një provë besnikërie…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!