Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Argjentina lutet për “pleshtin”/ E përditshmja “Ole” shkruan se Messi nuk ka dëmtim të rëndë

schedule13:12 - 26 Maj, 2026

schedule 13:12 - 26 Maj, 2026

Vështirë të imagjinohet një Botëror pa të. Gjithsesi, në këtë planet nuk ka thuajse asgjë të pamundur dhe dueli i “pleqve të artë” Mesi e Ronaldo mund të mos materializohet në Amerikën e Veriut.

Argjentinasi, kampion i botës, tmerroi të gjithë tifozët e tij, dhe të gjithë ata që e duan futbollin, duke kërkuar zëvendësim në 72’, në ndeshjen Inter-Filadelfia, që përfundoi 6-4.

Pasi shërbeu dy asiste, duke e rritur rekordin e tij botëror për të gjitha kohët në 414, “Pleshti” doli nga fusha.



Përse?

Shqetësime muskulore dhe kakofonia e zërave u ngrit në qiell. Pra, çfarë dëmtimi ka Mesi dhe a do të mundë të luajë ai në këtë Kupë të Botës.

Një zë autoritar, tepër i informuar dhe tepër i besueshëm nga Argjentina, e përditshmja “Ole”, informon se lajmet mund të quhen të mira, se Leo nuk ka këputje të muskulit të kofshës, por vetëm një inflamacion.

“Gjithsesi, – thekson “diario” nga Buenos Airesi, – shqetësimi mbetet kur duhen edhe 3 javë deri në Botëror!”

Ende nuk është e sigurt se në çfarë gjendjeje fizike do të jetë legjenda e topit për ndeshjen e parë të Argjentinës në 16 qershor ndaj Algjerisë në Kanzas Siti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Falë formë së jashtëzakonshme të tij, kombëtarja “albiseleste” u shpall kampione e botës 4 vjet më parë në Katar, dhe nuk mund të mendohet të ketë shanse pa të.

Për më tepër, trajneri Skaloni ka shqetësime të tjera për lëndimet me lojtarë si Dibu Martinez, Kuti Romero, Molina, Montiel, Akunja, Niko Paz dhe madje edhe Hulian Alvarez.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!