Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërhyrje e suksesshme ortopedike komplekse tek një adoleshente në Spitalin e Traumës

schedule09:42 - 25 Maj, 2026

schedule 09:42 - 25 Maj, 2026

Në Shërbimin Universitar të Ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës u realizua me sukses një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë tek një adoleshente me defekte të zhvillimit të artikulacionit koksofemoral.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur sot se kjo ndërhyrje u realizua përmes teknikave bashkëkohore rekonstruktive dhe trajtimit të avancuar kirurgjikal.

“Profesionalizëm, përkushtim dhe ortopedi e avancuar në funksion të rikthimit të lëvizshmërisë dhe cilësisë së jetës tek pacienti”, theksoi MSHMS.



Shërbimi Universitar i Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës, merret me diagnostifikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e dëmtimeve që ndikojnë në funksionimin e sistemit muskulor dhe kockor të trupit, tek grup moshat e ndryshme. Problemet ortopedike mund të vijnë si pasojë e lëndimeve sportive, sëmundje kronike të kockave dhe nyjeve, si dhe pasojë e aksidenteve.
Shërbimi i ortopedisë është thelbësor për përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve që përballen me shqetësime muskulore dhe kockore.
Me anë të konsultave, ekzaminimeve të specializuara dhe mundësive të avancuara për trajtim, specialistët ortoped ndihmojnë pacientët të rimarrin lëvizshmërinë dhe të zvogëlojnë dhimbjen, duke ju mundësuar një jetë aktive dhe pa pengesa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!