Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Argjentina nderon “alienin” Messi/ Kampionët e botës në Botëror me avion kushtuar superyllit

schedule19:48 - 23 Maj, 2026

schedule 19:48 - 23 Maj, 2026

Kanë kaluar thuajse katër vjet.

Argjentina mbërriti me lavdi në Buenos Aires pasi fitoi Kupën e Botës në Katar, nën udhëheqjen e Lionel Mesit.

Ishte një atmosferë e jashtëzakoshme në kryeqytet në dhjetor të 2022-it, edhe sepse kombëtarja “albiseleste” triumfoi për herë të tretë në histori, por edhe sepse I mbiquajturi “Pleshti” e realizoi më në fund ëndrrën e tij të gjithë jetës.



Tashmë, vështrimi është tek Botërori I radhës, që do të mbahet në Amerikën e Veriut, dhe Federata Argjentinase e Futbollit, po ashtu shteti argjentinas kanë gjetur një mënyrë për të nderuar pikërisht legjendën e gjallë të topit.

Ky do të jetë Botërori I fundit I Mesit, dhe në nder të tij aeroplani me të cilin do të udhëtojë skuadra do të mbajë numrin e tij të fanelës, 10.

Ky avion u prezantua në aeroportin ndërkombëtar “Ezeiza” të Buenos Airesit.

Një respekt I veçantë, edhe pse plotësisht I merituar pasi ky numër 10, ashtu si dikur Diego Armando Maradona, ndihmoi kombin të ngjitej në majë të botës në futboll.

Argjentina do të luajë në grup në 16 qershor  ndaj Algjerisë në Kanzas Siti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 22 do të luajë kundër Austrisë dhe sfida e fundit në grup do të jetë në 27 qershor ndaj Jordanisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!