Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Strakosha: Një titull është pak/ Portieri i kombëtares mbetet ambicioz në Greqi, do më shumë

schedule12:34 - 23 Maj, 2026

schedule 12:34 - 23 Maj, 2026

Duhej të mbushte 31 vjeç që ta provonte këtë shije.

Tomas Strakosha është më në fund kampion në karrierën e tij si portier në futbollin profesionist, ndërsa ambiciet e tij menjëherë janë për më shumë.

Menjëherë pasi ngriti lart trofeun e Superligës greke me AEK-un e tij, portieri I kombëtares shqiptare I ka vënë vetes objektivin e radhës.



Në një intervistë për mediat greke, në krah të babait të tij, Fotos, gardiani I Shqipërisë thotë se një titull është shumë pak dhe se skuadra nga Athina duhet të fitojë përsëri.

Strakosha thotë se ndihet shumë I lumtur, dhe se të gjithë lojtarët e merituan këtë sukses, si një reagim pas sezonit të kaluar që ishte shumë I keq.

AEK-u la pas rivalë të fortë si Olimpiakosit, PAOK-un e Selanikut dhe Panathinaikosit për të fituar titullin numër 14 në historinë e tij, dhe sipas mediave në Greqi, shqiptari ishte një nga më të rëndësishmit.

Këto media shkruajnë se Strakosha, Lazarus Rota dhe Abubakari Koita ishin tre futbollistët me meritën kryesore në këtë triumf.

Jo më kot, gardiani I përfaqësueses pati numrin më të madh të minutave në fushë këtë edicion, 3990.

Në 46 ndeshje, ai e mbajti portën e paprekur 24 herë, më shumë se cilido portier në Europë, ndërsa tashmë ka pesë tituj për të rritur në karrierë, përfshi edhe dy Kupa e dy Superkupa të Italisë me Lacion.

Gjatë Superligës së këtij viti, shqiptari priti 3 penallti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!