Tre avionët e parë luftarakë F-35 Lightning II të porositur nga Polonia kanë mbërritur sot në bazën e 32-të të aviacionit taktik në Łask Air Base, raportojnë mediat polake.
Sipas raportimeve ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së avionëve është planifikuar të zhvillohet më 12 qershor.
Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz, deklaroi se 11 avionë të tjerë pritet të mbërrijnë në javët në vijim, duke e çuar numrin total në 14 njësi deri në fund të këtij viti.
Mbërritja e këtyre avionëve konsiderohet një hap i rëndësishëm në modernizimin e forcave ajrore polake dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit në kuadër të NATO-s.


