Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Quajeni “Emery” League/ Trajneri spanjoll fiton për herë të pestë trofeun e Europa League

schedule15:02 - 21 Maj, 2026

schedule 15:02 - 21 Maj, 2026

Unai Emery nuk ka qenë kurrë i zhurmshëm në ndërtimin e egos së tij. Madje për shumë kohë ka pranuar pa polemika paragjykimin si një trajner për skuadra të vogla.

Por tani, pasi fitoi titullin e pestë të Europa League me Aston Villa, është koha që tekniku spanjoll të marrë meritat e duhura dhe një vend në elitën e trainingut të futbollit modern.

Asnjë ekzagjerim, pasi shumë pak në histori kanë bërë atë që Emery realizoi në mbrëmjen e Stambollit.



Vetëm Carlo Ancelotti, Jose Mourinho dhe Giovanni Trapattoni kanë fituar nga pesë trofe evropiane secili.

Ndërsa vetëm, Ançelotti ia ka dalë në një turne të vetëm, duke fituar pesë herë Champions League.

Kështu edhe Emery mund të krenohet se ka ngritur lart pesë herë të njëjtin trofe, atë të Europa League, ndërsa që tani tifozët në rrjetet sociale, kanë nisur ta quajnë këtë turne me emrin e tij.

Unai Emery triumfoi tre herë me Sevilla dhe një herë tjetër me Villareal.

Këto suksese e katapultuan në skenën e madhe, por pankinat e Arsenal dhe Paris SG nuk I lejuan të bëjë kapërcimin e madh.

Kjo nuk e pezmatoi teknikun spanjoll që vijoi rrugën e tij deri në këtë triumph të fundit me Aston Villa, duke kthyer skuadrën angleze te suksesi europian pas 44 vitesh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!