SPAK-u mbylli hetimet dhe dorëzoi dosjen e parë hetimore në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Bëhet fjalë për një dosje ku akuzohen 8 persona për trafik ndërkombëtar droge. Të akuzuarit janë Aranit Bida, Arben Cristea, Erando Mehmeti, Eduart Haxhi, Leonard Demiras, Gentian Rrapollari, Elvis Gjona dhe Andi Qiraxhi. Brenda 10 ditësh do të mbahet seanca paraprake në gjykatë, thanë burimet për Abc Neës.
Prokurori i çështjes, Eneid Nakuçi, shprehet në dosjen hetimore të dërguar në gjykatë, se 8 të akuzuarit kishin role të ndara në trafikimin e hashashit dhe konkretisht shtetasi Aranit Bita, siguronte lëndën narkotike në Tepelenë dhë më pas organizonte transportin në aksin Tepelenë-Fier, Rrogozhinë-Elbasan, me destinacion Pogradecin.
Në dosjen hetimore thuhet se lënda narkotike merrej në dorëzim nga shtetasi Elvis Gjonaj, i quajtur Gjoni. Pikërisht ky shtetas bënte të mundur dërgimin e hashashit drejt Greqisë në rrugë tokësore, dhe në Maqedoni me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Ohrit.
Më tej prokuroria thotë se, sipas të dhënave, shtetasi Aranit Bita dhe bashkëpuntorët e tij po grumbullonin sasi kanabis sativa, e cila po planifikohej të trafikohej në Turqi në shkëmbim të heroinës që do të sillej më tej në vendin tonë për t’u trafikuar e shpërndarë tek përdoruesit.
Në dosjen hetimore referohen edhe përgjime, mes tyre tyre edhe biseda për një shtetas turk që thirrej “Abi” dhe për të ciln thuhet se po e prisnin në Rinas.
Prokuroria thotë se nga përgjimet dhe vëzhgimet rezulton se Araniti ka biseduar me Lonard Demirasin ku shtojnë se do takoheshin në një pikë karburanti, ku ishte lënë peng një mjet Audi, që do shkëmbehej me një sasi droge të gjetur në Tepelenë.
Në total këtij grupi i janë kapur 39 copë me 547 paketime që pas peshimit rezultojnë 578 kg kanabis sativa. /abcnews.al