Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Firmoset vendimi, përjashtohet nga radhët e Policisë, Uljan Shpataraku

schedule22:19 - 20 Maj, 2026

schedule 22:19 - 20 Maj, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka përjashtuar nga policia Uljan Shpatarakun.

Burimet konfirmojnë për Abc News se përjashtimi i tij nga detyra është me motivacionin mosparaqitje të rregullt në detyrë.

Shpataraku ka mbajtur postin Asistent i Drejtorit të Departamentit për Teknologjinë e informacionit në drejtorinë e përgjithshme të policisë.



Ai u pezullua nga detyra më 4 mars nga ish-drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.

Pezullimi u vendos për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore gjatë përmbushjes së detyrave funksionale.

Shpataraku është aktualisht duke ndjekur studimet e masterit në Akademinë e Sigurisë, por se me argumentin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në punë.

Ndërkohë që ekzistonte një urdhër i qartë nga Drejtori i Përgjithshëm, sipas të cilit studimet e masterit duhet të ndiqeshin jashtë orarit zyrtar të punës dhe mosrespektimi i këtij udhëzimi konsiderohet shkelje ligjore.

Prej sot, Shpataraku me firmën e kryepolicit Skënder Hita është përjashtuar nga radhët e administratës së Policisë së Shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!