Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Komanda Supreme i shqyrtoi të pesë skenarët e zgjerimit rus të luftës në të gjithë veriun e Ukrainës dhe se po përgatit një përgjigje për secilin skenar të mundshëm.
Siç shkroi ai në kanalin Telegram, u analizuan të dhënat e shërbimeve të inteligjencës ukrainase mbi planet e mundshme ruse për sulme në rrugën Chernihiv-Kiev, raporton Ukrinform.
“Ne kemi analizuar në detaje informacionin e disponueshëm nga shërbimet tona të inteligjencës në lidhje me planifikimin rus të operacioneve ofensive në drejtimin Chernihiv-Kiev. Ne po përgatisim përgjigje për çdo skenar të mundshëm të armikut, nëse rusët vendosin vërtet të zgjerojnë agresionin e tyre. Forcat tona në atë drejtim do të forcohen”, tha Zelensky.


